Si krahasojmë
E njëjta rrogë bruto vjetore, e kthyer në monedhën e çdo vendi me kursin e ditës, kalon nëpër taksat dhe sigurimet e 2026 të secilit vend: Shqipëri (Ligji 29/2023), Kosovë (Trusti 5% dhe tatimi në paga), Angli (Income Tax dhe National Insurance 2026/27, pa pension) dhe Greqi (EFKA dhe tatimi 2026, 14 paga, pa fëmijë, mbi 30 vjeç). Neto në muaj tregohet në monedhën e çdo vendi (për Greqinë si mesatare: neto vjetore ÷ 12), dhe poshtë saj në monedhën që zgjodhe ti. Renditja bëhet sipas vlerës reale, me kursin e ditës.
Kujdes: krahasimi tregon vetëm sa të mbetet nga e njëjta rrogë. Nuk përfshin qiranë dhe koston e jetesës, që ndryshojnë shumë mes vendeve.
Merr njoftim kur ndryshojnë taksat
Një email i shkurtër sa herë që ndryshojnë taksat, sigurimet ose paga minimale. Pa spam.