Nga vijnë shifrat
Të gjitha shifrat janë rroga bruto (para taksave) e punonjësve me kohë të plotë, nga statistikat zyrtare:
- Angli: paga mesatare (mediana) vjetore sipas profesionit, ONS ASHE 2025. Për Anglinë llogarisim edhe neton, me taksat 2026/27.
- Gjermani: paga mesatare mujore sipas grupit të profesionit (KldB 2010), Bundesagentur für Arbeit, 31.12.2025. P.sh. të gjithë shoferët e rrugës kanë një shifër. Përfshin edhe shpërblimet e ndara në 12 muaj. Ku grupi nuk i përshtatet mirë profesionit (p.sh. elektricisti, që përzihet me inxhinierët), nuk japim shifër.
- SHBA: paga mesatare vjetore sipas profesionit, BLS OEWS maj 2025, mesatarja kombëtare (shtetet ndryshojnë shumë).
Neto për Gjermaninë dhe SHBA-në vjen së shpejti. Mos harro: qiraja dhe jetesa jashtë janë shumë më të shtrenjta.
Pse nuk ka Shqipëri, Kosovë, Greqi, Itali, Zvicër?
Për këto vende nuk ka të dhëna zyrtare të besueshme për pagën sipas çdo profesioni. Statistikat atje japin vetëm grupe shumë të gjera (p.sh. elektricisti, hidrauliku dhe bojaxhiu kanë të njëjtën shifër) ose vetëm sektorë. Prandaj nuk japim shifra që mund të të çorientojnë.
Burimet: ONS ASHE 2025 · Statistik der Bundesagentur für Arbeit, Entgeltstatistik 2025 · U.S. Bureau of Labor Statistics, OEWS May 2025
Merr njoftim kur ndryshojnë taksat
Një email i shkurtër sa herë që ndryshojnë taksat, sigurimet ose paga minimale. Pa spam.